About
Toll Free Call
+355694098007
Kush jemi ne
Kompania BB ROAMEL u themelua në vitin 2016
Nisi si një aktivitet duke konkuruar tregun e shërbimeve të produkteve të Aluminit dhe plastikes, duke sjell për klientët cilësi produkti dhe shërbimi.
Në vite, përpjekjet janë kthyer me sukses si klientë të kënaqur dhe rritja e numrit te klientëve të rrinj.
Bashkëpunimi i kompanis BB ROAMEL ka kaluar kufinjtë kombetare duke u bërë pjesë e projekteve të mëdha dhe duke kënaqur klientë pertej kufijve të Shqipërisë, në shtete si:
Gjermani, Angli, Itali dhe Kosovë.
PRODUKTET TONA :
Dyer & Dritare ALUMINI M1100 M 11500 S350 S560 ETJ
Dyer & Dritare PLASTIKE 70 MM 73MM 76 MM 82 MM 88 MM
FASADA XHAMI
GRILA INKASO
GRILA PERSIANE
RRJETA Et
DRITARE plastike: Trokal, salamander, kamerling.
Sistemet e dritareve do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja dizajni i dritareve me stil dhe sofistikim: Sipërfaqet me intensitet të lartë jo vetëm që e bëjnë profilin të pastrohet lehte, por gjithashtu garanton një jetë jashtëzakonisht të gjatë shërbimi. Sistemet bejne izolimin termik dhe shkurton ndjeshëm kostot e energjisë.Dizajni modern me ngjyre te bardhe,profili përmban përforcim hekuri me spsore 1.2mm qe siguron qëndrueshmëri te larte.
Miratimi teknik me certifikim ATG
/// Profili me 5 dhoma /// Deri në Uw = 0,73 W / (m²K)
/// Gjeresia e profilitt:70-73-76 mm /// tapë uji
/// Izolimi i zërit: deri në 46 Db /// Klasa e rrezistencës në vjedhje 2
Përparësite që sjellin produktet tona janë e ardhmja që pasqyrohen në: zona të mëdha me xham, dizajn elegant, izolim nga zhurma, izolim termik të temperaturës dhe siguri të jashtëzakonshme.
Këto dritare plotësojnë të gjitha kërkesat, si sot ashtu edhe në të ardhmen.
Ekipi jonë i specializuar është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë me ide për formën, madhësinë dhe stilin e dritareve apo dyerve tuaja. Përveç anës estetike, profilet e PVC-së ndikojnë edhe në ruajtjen e temperaturës të brendshme, izolimin e zhurmave dhe mbrojtje nga jashtë. Më shumë detaje krahasuese rreth karateristikave termike të profileve në varësi nga gjerësia dhe struktura e profilit mund të gjeni në tabelën këtu.Është me rëndësi të dihet se aftësia e izolimit termik dhe i zhurmës, varet edhe nga xhami i cili shoqërohet bashkë me profilin e PVC-së. Më shumë detaje për llojet e xhamave gjeni këtuB&B Roamel ofron produkte me standarde Europiane të cilat punohen me mjeshtëri dhe kujdes nga ekipi jonë. Duke u bazuar në cilësinë e produkteve dhe punës tonë, ne japim garanci për çdo punë që bëjmë.Në tablën më poshtë gjeni karakteristikat kryesore për profilet PVC që posedojmë:
Sistemet e aluminit:
SMARTIA M11000 është një sistem me hapje me dy pozicione që mund të plotësojë nevojat më të vështira falë një larmie të madhe të zgjidhjeve dhe dizenjove.
SMARTIA M11500 është një sistem i plotë me hapje me dy pozicione për dyer dhe dritare me izolim të lartë i cili mund të përshtatet me dhomë Europiane ose me një mekanizëm Euronut.
SMARTIA S350 është një sistem modern dhe fleksibël i izoluar me rrëshqitje me një dizajn të drejtë modern. Është ideal për rinovime falë lehtësisë së përpunimit
SMARTIA S560 është një sistem vigoroz me ngritje & rrëshkitje i cili siguron performancë të lartë termike, fleksibilitet dhe është ideale për hapje të mëdha.
Grila inkaso
Kutitë e griles mund të jenë të PVC-se me izolim të mbrenshëm dhe alumini pa izolim. Përdoren nëpër ndërtime të reja dhe të vjetra me korniza të jashtme PVC-je, Grilat mund të funksionojnë me litar ose me motor (pult). Ata eleminojnë dritën e jashtme dhe reduktojne zhurmën. Në verë, japin hije; në dimër, rrisin izolimin termik. Të pajisur me aksesorë të përshtatshme, ato ofrojnë mbrojtje më të madhe në rast të hyrjes me forcë.
GRILA PERSIANE
Grilat persiane i shtojnë hijeshinë shtëpisë tuaj. Ata i japin bukurinë përmes çdo detaji duke e bërë ambientin tuaj elegant dhe të veçantë. Mund të zgjidhni nga një gamë e gjerë ngjyrash dhe krahësh interesante të PVC-së,ose aluminit . Llojllojshmëria e tyre ju ndihmon të bëni zgjedhjen e duhur – pikërisht për shijen tuaj.
RRJETA
Rrjetat me reshqitje janë me kornizë alumini apo plastike dhe funksioni i tyre është të mbrojë ambientin nga insektet e ndryshme.
Rrjetat fizarmonike paraqiten me një dizajn bashkëkohor dhe reshqasin në mënyre horizontale. Ky tip rrjete i dizajnuar nga dizajner italian është shumë kompatibil dhe funksional me dritaret tona.
Materialet ndërtuese të cilat ulin shpenzimet e ngrohjes dhe ftohjes janë tashme një trend. Për të konsumuar dhe shpenzuar sa më pak energji mes tjerash ju nevojiten: dritare të cilat e mundësojne këtë. Dritaret janë ata që mundësojne ajrin të del jasht ambientit ku jetojmë.
Vendbanimet me dritare të vjetra harxhojnë 40% më shumë energji për të ngrohur ambientin. Investimi në dritare që kontribojnë në ruajtjen e temperaturës të ambientit, ju ndihmon ti shmangeni shpenzimeve të larta si pasojë e konsumit të energjisë. Me kombinimin e profileve plastike dhe xhamave ju mund të arini nivele të ndryshme izolimi dhe të përmisoni cilësinë e jetës tuaj.
Si rezultat i shtimit të mjeteve automobistike, një faktor që rrit stresin e jetës së përditshme është ZHURMA. Profilet e PVC-së dhe aluminit në kombinim me xhamin ju mundësojnë të jetoni në qetësi ditët tuaja. Nëse jeni lodhur nga zhurmat e përditëshme të cilat depërtojnë nëpër muret tuaja, dritaret me aftësi izoluese të zërit deri në 40db, apo ato me xham të kombinuar deri 50db janë zgjedhje e duhur. Ky është avantazhi më i madh i profileve PVC. Profilet e dritareve me mbrojtje të lartë zhurme kanë një peshë të madhe që duhet të përballohet nga struktura e kornizës së dritareve. Instalimi korrekt kërkon vetitë statike adekuate, stabilitetin dhe forcën tërheqëse.
Ekuilibri i përsosur ndërmjet kursimit të energjisë dhe furnizimin me ajër të pastër mundëson klimë të shëndetshme shtëpie. Kjo mund të arihet me dritare moderne dhe sisteme të integruara ose të veçuara të ventilimit – të akorduara saktësisht me strukturën e shtëpisë tuaj. Këto ju lejojnë të largoni rrezikun e mykut. Nëse nuk ka defekte strukturore ose dëmtime nga lagështia në ambientin tuaj, poret në ajër nuk mund të vendosen në vende me lagështirë. Prandaj, temperatura e duhur e dhomës dhe furnizimi adekuat i ajrit të freskët janë të mjaftueshme për të reduktuar lagështinë e ajrit të mbetur. Ju nevojitet vetëm konsultimi me ekspertin tonë, për të gjetur kombinimin e duhur të dritareve në ambintin tuaj.
Profilet e dritareve PVC plotësojnë të gjitha pritshmëritë përsa i perket qëndrueshmërise në kohë i cili është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm për ne dhe klientët tanë. Duke qenë se ndodhemi në afërsi të detit, është e rëndësishme të dihet se dritaret tona janë të qëndrueshme ndaj temperaturave të larta të stinës së verës, ajrit të lagesht me krypë që vjen nga deti dhe në mënyrë perfekte i rezistojne korodimit. Dyert/dritaret pvc janë padyshim zgjedhje e duhur për ndërtimet në teritoret afër zonës detare por edhe më larg.
Ndërtimi i një shtëpie pasive – e cila konsumon sasinë minimale të mundshme të energjisë – arrihet me dritaret PVC. Ata ndihmojnë për të maksimizuar kursimet e energjisë prandaj edhe gëzojnë një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Me një konsum vjetor prej 15 kWh të energjisë ngrohëse (ekuivalent me 1.5 litra naftë) për metër katror të hapësirës së jetesës, shtëpia pasive aktualisht promovon mënyrën më efektive të kursimit të energjisë. Me fjalë të tjera, shtëpia pasive konsumon 75% më pak energji ngrohëse se sa një ndërtesë e re, dhe 90% më pak se një ndërtesë konvencionale. E gjithë kjo është e mundur kur një numër pikash të bashkëveprojnë në mënyrë korrekte: lustrim i trefishtë, ventilim i mbuluar me rimëkëmbjen e nxehtësisë dhe një dizajn inteligjent i dritareve shumëdhomësh. Vetëm këshilla të shëndosha dhe një montim profesional Ju sigurojnë një nivel të lartë suksesi për një shtëpi pasive.
Normalisht, vjedhësit kanë nevojë vetëm disa minuta për të hyrë në një shtëpi: kryesisht përmes dritareve, dyerve të ballkoneve ose dyerve të tarracës. Mundësia për ti ndalur ato është me instalimin e sistemeve ultra-moderne të sigurisë. Bashkë me dyert/dritaret përdoren tipet e mekanizmave të sigurisë sipas standardeve WK dhe ato klasifikohen në: WK1 – mbrojtje nga hyrja përmes forcës fizike; WK2 – mbrojtje nga hyrje përmes mjeteve fizike; WK3 – mbrojtje nga hyrja përmes mjeteve speciale.
XHAMI
Ne i kushtojmë kujdes të veçantë xhamit i cili do të vendoset ne dritare prandaj ne prodhimet tona perdorim xhamin SAINT-GOBAIN dhe GUARDIAN qe jane lider ne Europe.
Duke qenë se xhami përfshinë sipërfaqen më të madhe kontaktuese në mes të ambientit të brendshëm dhe të jashtëm, atëherë edhe cilësia izoluese e xhamit e rritë dukshëm vetinë izoluese të dritares në tërësi.
Mekanizmi
Në te gjitha prodhimet tona ne perdorim mekanizmin whs dhe rroto ,vendosja e këtyre mekanizmave në dritaret dhe puna profesionale e specialivteve tanë na japin mundësinë që ne tregut tonë tju ofrojmë dritare të kualitetit më të lartë
Montimi
Ekipi ynë është i trajnuar dhe i gatshëm për montimin e të gjitha prodhimeve që dalin nga kompania jone.Montimi i dritareve bëhet me vida vetfiletuese ne varesi të dimensionit të dritares dhe të vendit ku do montohet, duke pasur parasysh izolimin e objektit në tërësi ne do ti përdorim shkumat izoluese më kualitet te larte për izolimin e hapësirave në mes murit dhe dritareve si dhe silikonin e fasadave kunder lageshtires

Sleep in Absolute Peace Wake up to Bright Sunshine
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Numbers Speak for Themselves
Click Edit Button to Change This Text. Lorem Ipsum Dolor Sit Amet, Consectetur Adipiscing Elit. Ut Elit Tellus, Luctus Nec Ullamcorper Mattis, Pulvinar Dapibus Leo.
Nemo enim ipsam voluptatem quia voluptas sit aspernatur aut odit aut fugit, sed quia consequuntur magni dolores eos qui ratione voluptatem sequi nesciunt. Neque porro quisquam est, qui dolorem ipsum quia dolor sit amet, consectetur, adipisci velit, sed quia non numquam eius modi tempora incidunt ut labore et dolore magnam aliquam quaerat voluptatem. Sed ut perspiciatis unde omnis iste natus error sit voluptatem accusantium doloremque laudantium, totam rem aperiam, eaque ipsa.